Sporti

Tonali nuk mund t’i ndalte lotët pasi Ibrahimovic njoftoi pensionimin

06/05/2023 10:42
nga:L J

Lojtarët dhe stafi i AC Milan patën mundësinë t’i thonë lamtumirë Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes me Veronan.

Milani e mbylli sezonin në një notë pozitive me një fitore 3-1 kundër Hellas Verona falë një penalltie të Olivier Giroud dhe dy golave të Rafael Leao, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mbrëmja i përkiste Ibrahimovicit, i cili pati një ceremoni pas takimit.

Ai njoftoi gjithashtu tërheqjen e tij nga futbolli si lojtar.

Tonali u pa i prekur nga vendimi i Ibras, ku më pas edhe shpërtheu në lot.

Ja pamjet: