Showtime

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkëlqyen në dasmën e Elgitit dhe Kleas

06/05/2023 09:01
nga:G C

Ditën e djeshme (e diel) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë Elgit Doda dhe Klea Huta.

Çifti, të cilët janë bashkë që shumë vite, organizuan një dasmë madhështore në bregdet në jug të Shqipërisë.

Eventi ka qenë i mbushur me yje dhe personazhe të njohur përfshirë: Bora Zemanin, Donald Veshajn, Romeo Veshajn, Ermal Fejzullahun, Ariana Fejzullahun, Luiz Ejllin, Kiara Titon etj.

Një prej çifteve që rrëmbyen vëmendje nuk ka dyshim se kanë qenë edhe Bora Zemani e Donald Veshaj.

Dyshja kanë shkëlqyer të veshur në rozë – moderatorja e njohur me një fustan të gjatë teksa prezantuesi po ashtu zgjodhi një kostum të ngjashëm.