Lajme

“Expose” sonte sjell dokumentarin për FC Ballkanin, detaje interesante nga rrugëtimi i tyre drejt sukseseve të mëdha!

06/04/2023 14:06
nga:L J

Sonte dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” sjell detaje për sukseset e mëdha të klubit kosovar, FC Ballkani.

Klubi nga Theranda, FC Ballkani është bërë klubi i parë që ka arritur në grupet e kompeticionit të UEFA Conference League, teksa ka fituar edhe dy herë radhazi titullin kampion dhe njëherë Superkupën e Kosovës.

Në “Expose” sot flasin futbollistët e klubit, Armend Thaqi, Qendrim Zyba, Albion Rrahmani e Lindon Emërllahu ku zbuluan shumëçka për fushën e blertë.

Ndërkohë, se çka ka ndodhur jashtë fushave ka folur drejtori i përgjithshëm, Idriz Hajrizi.

Për gjithë sukseset e arritura ka zbuluar trajneri shqiptar, Ilir Daja, teksa për atmosferën e zjarrtë na flet tifozi, Korab Elshani.

Të gjitha këto, Expose i sjell sonte duke filluar nga ora 21:00 në Kanal 10 dhe në GazetaBlic.