Showtime

Ditë e madhe për Klean dhe Elgitin! Çifti nis festën pas mesnate, Bora Zemani ndan copëza nga atmosfera

06/04/2023 11:21
nga:G C

Klea Huta dhe Elgit Doda ditën e sotme (4 qershor) kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në një dasmë përrallore në jug të vendit. Mirëpo festimet e tyre kanë nisur që prej mesnatës që lamë pas me ditëlindjen e djalit të tyre të vetëm Krid.

Dyshja dhe miq e familjarë të ftuar janë mbledhur buzë detit, ku i vogli ka fryrë edhe qirinjtë e ditëlindjes. Ka qenë Bora Zemani ajo që ka ndarë një video në instastory ku Krid fik qirinjtë e tortës bashkë me Klean dhe Elgitin.

Kujtojmë që ceremonia e dasmës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Livadh. Të ftuar janë edhe shumë emra të njohur të shoëbizzit, ndërkohë që çifti ka zgjedhur si këngëtare në ditën e tyre të madhe Artiola Toskën dhe Juliana Pashën.