Lajme

Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike

06/04/2023 08:10
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.

Ai tha se së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna, dhe zbatimi i Marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.