Lajme

E rëndë në Tiranë: Përplasen dy mjete, ndërron jetë fëmija që ndodhej në rrugë

06/03/2023 19:44
nga:Y I

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxull, ku ka humbur jetën një fëmijë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, është përplasur një tjetër makinë me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç, në rrugën “Shkëndija”.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Top Channel/