Ditët e fundit kanë sjellë reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovës.
Në Skenderaj reshjet kanë qenë dukshëm më të mëdha, duke bërë që në disa zona të ketë vërshime.
Më shumë pati në fshatin Kopiliq i Epërm, ku vërshimet kanë bërë që të mos shihet fare as rruga e fshatit.
Banorët e fshatit kanë raportuar se këto vërshime u kanë shkaktuar dëme.
/Indeksonline/