Lajme

U raportua për shpërthim në veri, deklarohen nga policia për “Gazeta Blic”

06/03/2023 18:39
nga:Y I

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” është deklaruar rreth krismave që janë dëgjuar në veri të vendit.

Kelani tha se nga informacionet e deritanishme krismat, janë shkaktuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët.

“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”,tha Kelani për “Gazeta Blic”

Shpërthim në veri të Mitrovicës