Sporti

Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Dushambe të Taxhikistanit

06/03/2023 15:23
nga:Mergim Rreci

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në garën Grand Prix që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Në fakt, kundërshtarja e Kukës, britanikja Katie-Jemima Yeats-Brown nuk doli në tatami për shkak të një lëndimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është një tjetër medalje e siguruar nga xhudistja jonë.