Lajme

Nëna nga Mitrovica keqtrajton fëmijën e saj, ndërhyn policia

06/03/2023 10:12
nga:G B

Policia ka njoftuar se është arrestuar një grua në Mitrovicë pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj.

Fëmia është strehuar nga Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se e dyshuara është liruar në procedurë të rregulltë.

Raporti i plotë:

“Mitrovicë 02.06.2023 – 08:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.