Xavi, trajneri i Barcelonës, i hapi derën e largimit Ansu Fatit, sulmuesit 20-vjeçar.
“Më pëlqen ai si lojtar dhe ai tashmë na ka ndihmuar shumë. Është e qartë se ai po del nga një situatë e vështirë për shkak të dëmtimeve, por duhet të ketë vazhdimësi dhe nuk mund të garantoj asgjë. Kjo është Barcelona, jo një OJQ”, tha ai në një intervistë për Mundo Deportivo , përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Blaugranas është rikthyer për të folur për Joao Cancelo.
“Nuk e di pse nuk erdhi në janar. Më thanë se ai nuk erdhi sepse City i kishte thënë ‘jo’ Barçës. Duhet të pyesni Pep Guardiolën”, tha ai.
Për rinovimin: “Nuk do të ketë asnjë problem. Në dy-tre takime do të finalizojmë rinovimin, jam i sigurt për këtë”.
/GazetaBlic Sport/


