Lajme

Një grua bie nga kati i dytë i shkollës, pëson lëndime të rënda

06/02/2023 10:45
nga:N M

Policia ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj, ku ka pësuar lëndime të renda trupore.

Në njoftim bëhet e ditur se viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, e më pas është dërguar në QKUK.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e djalit të dajës