Lajme

Ish deputeti i VV-së thotë se në këtë kohë shkarkimi i Kurtit do të ishte i padrejtë

06/02/2023 10:31
nga:N M

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e konsideron të padrejtë shkarkimin e mundshëm të Qeverisë Kurti në këtë situatë.

Humolli tha se Qeveria aktuale ka vazhduar me kurs të njëjtë si qeverisjet e kaluara.

“Qeveria Kurti posa i ka bërë dy vjet me u shkarkuar. Në momentin aktual është e kalkuluar jo e drejtë me kërkuar me shkarkuar Qeverinë”, tha ai.

“Pra Qeveria Kurti ka dështuar me ndërrur kurs politik prej që është ndërtuar si Qeveri. Ka vazhduar me kurs të njëjtë si AAK, PDK e LDK”, u shpreh ai.

“Rezultati i gjendjes aktuale është rezultat i mospunës së qeverive të kaluara. Kemi faj të gjithë deputetët”, u shpreh Humolli.

Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan