Lajme

Osmani tregon kërkesën që ia bëri Vuçiqit sot në Moldavi

06/01/2023 20:17
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sot në Moldavi ka mbajtur një takime dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me kërkesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ajo tha se në këtë takim i ka bërë Vuçiqit një mori pyetjesh që sipas saj nuk mori përgjigje.

“Para atyre i kam kërkuar Vuçiqit që ta largojë ushtrinë e tij nga kufiri me Kosovën, që t’i largojë bandat kriminale nga Kosova”.

“Vuçiq si zakonisht ankohet dhe bërtet se është natyra e tij. Nuk kishte përgjigje kishte akuza dhe shumëçka tjetër, siç e ka zakon mentaliteti i së kaluarës, asnjëherë nuk kishte përgjigje”, ka thënë Osmani në një intervistë për RTK-në.

Ajo ka thënë se i ka kërkuar edhe zbatim të marrëveshjeve në kuadër të dialogut, si dhe i ka treguar se Kosova dhe institucionet e saj janë duke i zbatuar marrëveshjet në fjalë.

Osmani konfirmon se u takua me Vuçiqin: Ishte propozim i Macronit dhe Scholzit

Ish-deputeti i LDK-së paralajmëron: Kurti dhe Vuçiq do të takohen shumë shpejt

Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri