Lajme

Deklarohen nga AKR-ja, tregojnë a do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, propozuar nga Haradinaj!

06/01/2023 19:32
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic’ ka folur në lidhje me propozimin e Haradinajt për të inicioar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Makolli tha se ende ata si subjekt politik nuk e kanë analizuar një kërkesë të tillë.

“Ne si subjekt politik ende nuk e kemi analizu drejpërdrejt propozimin apo iniciativën e Haradinajt” tha Makolli.

Ai tha se qeveria duhet të koordinohet sa më parë me ndërkombëtarët e veqanarisht me SHBA-të.

Makolli tha se Kosova është në momentet e saj më të vështira në këto 30 vitet e fundit.

“Ne në përgjithësi e kemi analizu situatën dhe kemi thënë që është koha e fundit që të qeveria jonë të koordinohet me partnerët tanë ndërkombëtarë në veçanti SHBA-të që me pas mundësi me dal sa më lehtë nga kjo krizë, krizë në të cilën Kosova prej viteve 90-të kur ka fillu demokracia tek ne, nuk ka qenë. Jemi në momentet më të vështira që unë e mbaj mend në këto 30 vitet e fundit që ne ‘luftojmë’ për pavarësi. Këto fjalë mua më asociaojnë me shprehjet që atëherë Amerika i thoshte për Serbinë. Nuk mundem ta paramendoj që ne me na kritiku qeveria e SHBA-ve ajo që na ka kriju shtet.Apeloj tek qeveria jonë që sa më parë të reflektojë, përndryshe jemi në një pozitë shumë të keqe dhe dihen pasojat” tha Makolli në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic’.

Vesel Makolli, AKR

Ditën e djeshme kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të iniciojnë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Sipas tij, kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka nxitur një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë” tha Haradinaj raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Deputeti i LVV-së ‘sfidon’ Haradinajn: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje!

Analistët kundër idesë së Haradinajt për mocion mosbesimi- Nuk është momenti, duhet unitet përballë Serbisë!