Eskperti i transferimeve, Fabrizio Romano i ka demantuar zërat e fundit nga mediat spanjolle për një largim të mundshëm të Modric nga Real Madrid.
Ishin 3 media të mëdha spanjolle që raportuan për largimin e kroatit në këtë merkato të verës, por Romano e ka demantuar këtë gjë, transmeton GazetaBlic Sport.
” Luka Modric nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Arabia Saudite dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë”, ka shkruar. ai.
“Plani i Modrić është shumë i qartë: ai dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, nuk ka asnjë opsion tjetër në mendjen e tij prej shumë kohësh”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/