Luka Modric do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin të dielën e ardhshme, kundër Athletic Bilbao, në xhiron e fundit të La Ligës.
Sipas gazetës spanjolle ‘OK Diario,’ mesfushori qendror kroat ka informuar klubin se do të pranojë një propozim prej 120 milionë eurosh për një kontratë trevjeçare me një klub në Arabinë Saudite, duke u përgatitur më pas të largohet nga gjiganti i Madridit për t’i dhënë fund një lidhje prej 11 vitesh, përcjell GazetaBlic Sport.
Tashmë të vetëdijshëm se Modric është një rast i pashpresë, drejtuesit e Real Madrid kanë përshpejtuar negociatat për rinovimin e kontratës me Dani Ceballos, një tjetër nga opsionet e skuadrës për mesfushën, sektor që do të përforcohet me të riun anglez Jude Bellingham, nga Borussia Dortmund.
Përveç Modric, një propozim akoma më tërheqës ka edhe Karim Benzema, me Al Ittihad të Nuno Espírito Santo që i ofron 100 milionë euro në vit sulmuesit francez. Revolucioni në horizont, pra, në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Në gati 500 ndeshje për Realin gjatë një dekade, Modric fitoi 23 tituj për bardhezinjtë.
/GazetaBlic Sport/


