Lajme

Vuçiq pyetet nëse do takohet edhe me presidenten Osmani: Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, me Scholz e Macron po

06/01/2023 10:41
nga:G B

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka mohuar e as pohuar, nëse do të ketë sot një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të liderëve Evropianë në Moldavi.

Në pyetjen për këtë çështje, ai u shpreh: ‘Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, por unë do takohem me [Olaf] Scholz dhe [Emmanuel] Macron, përfundimisht. Ky do të jetë një diskutim vërtetë i rëndësishëm për ne’.