Lajme

Haradinaj me rastin e 1 qershorit: Investimi në fëmijë është jetëgjatë dhe garanton të ardhme të sigurt

06/01/2023 10:22
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët me rastin 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Haradinaj ka thënë se kjo ditë na shërben si përkujtim, se detyrim i yni është garantimi për edukimin e tyre të mirëfilltë dhe për sigurinë.

“Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit dhe e nivelit të demokracisë së një shteti e shoqërie”.

“Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve – 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë, siguri dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune”, është shprehur Haradinaj.Ai ka shtuar se investimi në fëmijët është afatgjatë dhe i domosdoshëm.“Investimi në fëmijët është padyshim investimi më jetëgjatë, i domosdoshëm dhe që garanton të ardhme të sigurt për vendin”. “Gëzuar 1 Qershorin, për të gjithë fëmijët!”, ka thënë Haradinaj.