Skuadra e Dritës është duke bërë ndryshimet e mëdha pas përfundimit të sezonit.
Disa largime janë konfirmuar edhe zyrtarisht, me kapitenin Ardian Limanin që është i konfirmuari i fundit që u largua pas disa edicionesh të kaluara tek ‘Intelektualët’.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se tashmë Drita po mendon për pasuesin e tij, atje ku ka shprehur interesim për mbrojtësin e skuadrës së Tiranës, Bruno Lulaj, futbollist ky që pëlqëhet nga drejtuesit e klubit nga Gjilani.
Nuk ka ndonjë marrëveshje mes palëve, por që një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.
/GazetaBlic Sport/