Lajme

Muharremi i dërgon sekretarit Blinken letër motivuese për Qeverinë e Kosovës

05/31/2023 20:34
nga:Shenoll Muharremi

Njohesi i zhvillimeve politike, Shenoll Muharremi i ka dërguar letër sekretarit të shtetit, Antony Blinken.

Kjo letër siç e quan ai, është motivuese për Qeverinë e Kosovës, teksa thotë se qytetarët e Kosovës u janë shumë mirënjohës Shteteve të Bashkura të Amerikës si përkrahësit tonë kryesor në luftën për liri dhe pavarsi, zhvillim dhe rritje të shtetit tonë, fuqizimit tonë në familjen e madhe të kombëve.

Muharremi në këtë letër flet edhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Letra e plotë:

I dashur Sekretar Blinken,

Uroj të jesh mirë. Kohën e fundit kemi pasur një komunikim intenziv rreth situatës në veri dhe rreth dialogut të Brukselit. Situata si e dini ka qenë e tensionuar dhe, si keni cekur edhe ju, ne duhet të bejmë diçka të shtensionojmë situatën. Më vjen shumë keq për komunikimin jo të përshtatshëm që kemi pasur, sidomos nga ana ime. Nga dëshira që të shtrij autoritetin tonë në veri dhe të ju japim qytetarëve shërbime që meritojnë dhe na obligon kushtetuta, unë jam ngutur në reagimet e mia me ju.

Dëshiroj të theksoj dhe konfirmoj që unë personisht dhe qytetarët e Kosovës u janë shumë mirënjohës Shteteve të Bashkura të Amerikës si përkrahësit tonë kryesor në luftën për liri dhe pavarsi, zhvillim dhe rritje të shtetit tonë, fuqizimit tonë në familjen e madhe të kombëve.

Zgjedhjet që kemi organizuar kanë qenë të lira dhe legale, por duket që nuk janë nga të gjithë të pranuara, sidomos komuniteti lokal. Ndoshta ne duhet bashkarisht të ndryshojmë kahjen që të gjejmë një zgjidhje më të qëndrueshme afatgjate. Do të takohem me Ambasadorin tuaj të repsketuar në Prishtinë dhe do bisedojmë për disa modalitet, rrugën e duhur përpara. Ne ndoshta duhet të përdorim Kryetarët aktual si adminsitrator teknik, për shkak se ata kanë legjitimitet të ultë 2-3% vetëm. Ndërsa ndërkohë në kornizë të dialogut të Brukselit mund edhe të organizojmë zgjedhje të reja atje.

Policia e Kosovës është atje për të ju shërbyer të gjithë qytetarëve, por në shenjë të konfimimit të partneritetit tonë, pranoj që policët të kthehen në stacionet e tyre pasiqë KFOR po angazhohet për siguri. Nëse është nevoja, policia speciale e Kosovës është në lokacion dhe mund të reagoj shpejtë për t’i dalur në ndihmë qytetarëve dhe KFORit.

Ekipet e mia tani po përgatisin një agjendë të komunikimit me qytetarë ku unë do takoj zonat me shumicë shqiptare dhe serbe dhe do ndëgjoj zërin e tyre dhe do i siguroj që Kosova ka të ardhme të sigurtë dhe ndritur.

Kam dërguar më herët një letër edhe përfaqësuesit të Brukselit në dialog dhe kam propozuar një takim të ri ku do të diskutojmë rreth modaliteteve të përfaqësimit të serbëve të veriut dhe integrimit të tyre në institucione dhe strukturën kushtetuese të Kosovës.

Do kem nesër një takim me përfaqësuesin tuaj të forcave Amerikane në ushtrimin Defender 2023. Shpresoj deri atëherë ju mund të konsideroni që ushtria e Kosovës të vazhdoj pjesëmarrjen në këtë iniciativë.

Gjithashtu sot kam telefonuar me liderët e opozitës në vend. Sonte i kam ftuar në darkë pune, ndërsa nesër, së bashku me Presidentën e vendit kemi ftuar Keshillin e Sigurisë Kombëtare ku do bisedojmë bashkarisht dhe do dakordohemi për të ndërmarrë hapa rreth de-eskalimit të situatës.

Ekipet e mia momentalisht po përgatisin një agjendë ku do të takoj të gjithë qytetarët e vendit dhe do vizitoj edhe serbët në veri. Do bisedojmë rreth kërkesave të tyre dhe do i siguroj që Kosova është e sigurtë për të gjithë, ndërsa agjenda jonë është prosperuese.

Dëshiroj që ju ftoj për një takim në Prishtinë në momentin e përshtatshëm për ju. Derisa ky takim të realizohet, ne do sigurohemi që kemi sitatën nën kontrollë dhe kemi trasformuar agjendën dhe bashkëpunimin tonë nga siguria në zhvillim dhe rritje të Kosovës. Dëshiroj që Kosova dhe rajoni të ketë stabilitet politik që ne të fokusohemi në rritje të ekonomisë dhe bizneseve tona. Vizioni im është që ne të sëndërtojmë një shtet ky rinia jonë janë ndërmarrës e ku teknologjia është mjeti ynë i suksesit. Fizibilitetet tona konfirmojnë që Kosova mund të tranformohet në një hub të rëndësishëm teknologjik derisa ne po ndërtojmë dhe ngrisim edhe kapacitetet tona të energjisë së pastër për të përparuar në agjendën e tranzicionit të gjelbërt.

Ju faleminderoj edhenjëhere për kuptueshmërinë dhe përkrahjen tuaj të thellë. Me padurim pres të takohemi së shpejti. Për çfardo pune, jam në dispozicionin tuaj për bashkëpunimet që mund t’i kemi!

I juaji, … i Kosovës