Presidenti i Francës, Emanul Macron së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz do të zhvillojnë nesër takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe presidentin serb Vuçiq, për situatën e krijuar në veriraporton “Gazeta Blic”.
Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, duke komentuar këtë veprim të Macron dhe Scholz tha se deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të veprimeve të kryeminsitrit Kurti në veri të vendit.
“Veprimet e Kurtit në Veri janë vlerësuar nga nderkombetaret si aksione që pengojnë marrëveshjen Kosovë-Serbi.Në ketë anë janë edhe një varg masash të ndërmarra kunder Kurtit dhe vete Republikës.Dënimi i aksionit nga Sekretari i shtetit të SHBA-ve, Blinken, është shumë i rëndë.Thirrja për tërheqjen e policise speciale nga veriu, si dhe i lirimit të objekteve komunale, janë veprime ndëshkuese jo vetëm për Kurtin, por për tërë Kosovën.Juridikisht ka të drejte Republika e Kosovës në veprimet e veta për të vendosur rendin dhe shtetesinë e vet në veri”
“Serbia ka shkelur kështu çdo normë dhe parim mbi raportet ndërshtetetore dhe për një fqinjësi të mirë midis popujve.De-fakto veriu i vendit është i okupuar nga Serbia, masat kanë për qëllim çlirimin e kësaj pjese të Kosovës.Tërheqia e policise speciale nga komunat në veri është hap i duhur, ato mund të zëvendesohen me njesitë e KFOR.Natyrisht se kusht mund të jetë edhe mos lejimi i futjes në objekte te naciona-lterroristeve serb, deri sa nuk zgjidhen çështjet perfundimisht.Kryetarët e zgjedhur mund të vendosen në objekte të tjera pranë komunave.Ketej, ka krijuar mendim BE-ja dhe SHBA-te se Kurti nuk është pal me të cilin mund te bisedohet” tha Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Kelmedi tha se me bisedimet Makron-Scholz, Osmani dhe Vuciq tregohet një padrejtesi e madhe ndaj Kosoves.
“Po, mund të bisedohet me kriminelin Vuciq?Kjo është një çështje jo e drejtë e Makron dhe Scholz.Ose te dy jane të mirë ose asnjëri, kjo e dobëson edhe më shumë Kosovën.Me bisedimet Makron-Scholz, Osmani dhe Vuciq tregohet një padrejtesi e madhe ndaj Kosoves.Kështu nuk po denohet vetem Kurti po e terë Republika e Kosovës.Dënimi kerkohet të jetë i dyanshëm, kursesi i njëanshem, kjo ndikon ne humbjen e kredibilitetit te BE-së dhe te tjereve kundrejt shqiptarëve” tha Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se të enjten, më 1 qershor, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.
Macron e bëri të ditur këtë lajm gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë.
Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelares gjermane me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
/Gazeta Blic/
Macron konfirmon takimet me Osmanin, Vuçiqin dhe Scholzin në Moldavi
Krasniqi e LDK-së: Përfshirja e Osmanit në dialog nënkupton që Kurti ka qenë i paaftë


