Legjenda e Romës, Francesco Totti i befasoi tifozët ekipit italian teksa po luanin një lojë miqësore në zonën e tifozëve të UEFA-s në Budapest.
Ngjarja ka ndodhur disa orë para finales së Ligës së Evropës mes Romës dhe Sevillas në Puskas Arena, përcjell GazetaBlic Sport.
Totti mori pjesë në një ngjarje në zonën e tifozëve të UEFA-s në kryeqytetin hungarez, duke luajtur një lojë – e më pas duke firmosur autografe për mbështetësit.
Legjenda e Romës do të jetë në tribuna së bashku me ish-lojtarët e tjerë të Romës, duke përfshirë Vincent Candela dhe Simone Perrotta.
/GazetaBlic Sport


