Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar përsëri ndaj situatës në veri të Kosovës ku thotë se vendi ynë ka dal fitues, duke bërë politikë të mençur e jo të forcës, raporton GazetaBlic.
Hoti në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë — që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në.
Shkrimi i plotë:
Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës.
Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta.
Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë — që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në.


