Ante Rebic dhe Divock Origit duket se po i vjen fundi i kohës së tyre si lojtarë të AC Milan, dhe secili prej tyre ka pasur një sezon për të harruar.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Rebic ka një kontratë deri në vitin 2025, të cilën e nënshkroi pasi u bashkua nga Eintracht Frankfurt, ndërsa marrëveshja e Origit zgjat deri në vitin 2026.
Së bashku ata fitojnë 7.5 milionë euro pagë vjetore neto. Anësori kroat ka grumbulluar 1233 minuta dhe sulmuesi belg 1188, respektivisht me tre dhe dy gola. Do të thotë se çdo gol i kushtoi Milanit rreth 2 milionë euro.
Të dy janë në shitje dhe Origi nuk duhet të ketë shumë vështirësi për të gjetur një klub të gatshëm për ta mirëpritur atë.
/GazetaBlic Sport


