Showtime

Situata në veri, Stresi bën thirrje për marshim

05/31/2023 17:11
nga:Genita C

Situata në veri nuk duket edhe aq e qetë, sa tensionet po shtohen edhe më shumë.

Në ndihmë është shprehur i gatshëm reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur ndryshe për publikun si Stresi.

Ai ka bërë të ditur se do të jetë drejtë për Kosovë, nëse situata përkeqësohet.

Pas kësaj, reperi ka bërë një thirrje për marshim ku ka ftuar të gjithë të bashkohen në marshin e organizuar.

“Me 1 qershor 2023, ora 12:00 marshojmë për Veri. Ju ftojmë masivisht t’i dalim zot vendit tonë” ka shkruar Stresi.

Por pas kësaj, nuk dihet se çfarë ka ndodhur apo reperi është penduar, por postimi është fshirë.

Ndryshe, Stresi, është ndër artistët e paktë që ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.