Josef Borrel ka folur pas takimi që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak, raporton Gazeta Blic.
Diplomati spanjoll ka thënë se kanë biseduar gjerë e gjatë më kryeministrin e Kosovës për situatën në veriun e Kosovës dhe gjetjen e një rrugë dalje për të shtenisonuar situatën.
“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, tha Borrell.


