Lajme

Hoti e Hoxhaj kërkojnë mbështetjen e Izraelit për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare

05/31/2023 14:07
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, së bashku me deputetin e LDK-së Avdullah Hoti ndodhen në parlamentin e shtetit të Izraelit.

Hoxhaj thekson se bashkëpunimi parlamentar me shtetin e Izraelit është prioritet për Kosovën si dhe mbështetja e tyre për fuqizimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është jetike.