Lajme

“Parlamenti te mblidhet urgjentisht qysh nesër, një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”

05/30/2023 18:47
nga:Y I

Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka reaguar pas sanksioneve të fundit të vendosura nga SHBA-të ndaj Kosovës.

Pantina në reagimin e saj ka thënë se Kosova nuk ka qenë në pozitë më të vështirë se sot që nga shpallja e Pavarësisë.

“Qe nga shpallja e pavarsise Kosova nuk ka qene asnjehere ne pozite me te veshtire se sot dhe ate per fajin e qeverise se saj. Sot nuk po rrezikohet vetem sovraniteti ne nje pjese te teritorit, por e ardhmja e qendrueshme e gjithe vendit. Papergjegjesia e udheheqesve te vendit padyshim do sjell pasoja” shkruan Pantina raporton Gazeta Blic.

Pantina ka thënë se ky është momenti i fundit që presidentja të tregohet e përgjegjshme dhe të ushtrojë funksionin e saj në mbrojtje të interesit të vendit.

Ajo potencon se parlamenti duhet të mblidhet urgjentisht që nesër.

“Eshte momenti i fundit qe Presidentja e vendit te tregohet e pergjegjeshme dhe te ushtroj funksionin e saj ne mbrojtje te intetesit te vendit. E intetes i vendit NUK eshte rrezikimi i sigurise dhe mbi te gjitha partneriteti me miqte tane pa te cilet as s’do e kishim dhe as s’do e kemi shtetin. Presidente Vjosa Osmani vepro sa nuk eshte bere vone! Parlamenti te mblidhet urgjentisht qysh neser. Nje popull nuk i nenshtrohet nje njeriu, apo jo” shkruan Pantina.