Lajme

Stoltenberg paralajmëron: Dhuna e kthen Kosovën prapa

05/30/2023 18:33
nga:Genita C

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Mes tjerash ai pati edhe një paralajmërim që dhuna, nuk i sjell progres Kosovës.

”Dhuna kthen Kosovën, prapa e po ashtu të gjithë rajonin. I vendos në rrezik aspiratat euroatlantike”.

Në një adresim për media, Stoltenberg bëri thirrje po ashtu se Prishtina dhe Beogradi, urgjent duhet të marrin hapa konkret, në depërshkallëzimin e situatës.

Kreu i EULEX-it: Kërkoj armëpushim të menjëhershëm

Presidentja Osmani e merr shumë seriozisht raportin me SHBA-në, thotë Hovenieri