Lajme

Molliqaj: Kosova nën udhëheqjen e një njeriu është e rrezikuar si rrallëherë tjetër

05/30/2023 18:22
nga:Y I

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për sanksionet e vendosura ndaj shtetit.

Molliqaj, me anë të një postimi në “Facebook” ka thënë se Kosova ka vetëm kryeministër, s’ka as president e as kryetar kuvendi.

“Kosova ka veç kryeministër. Nuk ka as presidente, as kryeparlamentar, as Kuvend e as opozitë parlamentare.E para është veç notere e kryeministrit. I dyti amortizator. Kuvendi, shumësi robotësh që si bëjnë zë liderit. Opozita parlamentare, kalkulantë e të frikësuar” shkruan Molliqaj.

Molliqaj thotë se Kosova është e rrezikuar si rrallëherë tjetër.

Reagimi i Molliqajt: