Lajme

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të jetë e mbyllur nga 31 maj deri më 4 qershor

05/30/2023 17:31
nga:Gazeta Blic

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur edhe për transportin publik dhe mjetet tjera motorike nga data 31 maj 2023, deri më 4 qershor 2023.

Sipas Komunës, kjo po bëhet për arsye të organizimit të aktiviteteve të shumta.