Lajme

Sekretarja e Përgjithshëm e OSBE-së: Dënoj fuqishëm dhunën në veri të Kosovës

05/30/2023 14:40
nga:Astrit Gashi

Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, dënoi dhunën që ndodhi dje në veri të Kosovës.

Në Twitter, Schmid u uroi të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë.

“I dënoj fuqishëm aktet e dhunës që ndodhën në veri të Kosovës. Uroj shërim të plotë për të gjithë të plagosurit, si ushtarët e KFOR-it ashtu edhe civilët. Është vendimtare që t’i jepet përparësi dialogut dhe të kërkohen zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin”, tha Schmid.