Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, Çollaku: Shqipëria duhet të reagojë për kërcënimin e paqes në Ballkan

05/30/2023 13:43
nga:N M

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se Shqipëria duhet të reagojë për kërcënimin e paqes në Ballkan.

“Me ushtrinë serbe të rreshtuar në kufi, dhe me lajmet se mercenarët rus të Wagner po futen në Kosovë, Shqipëria nuk mund të heshtë, Shqipëria duhet zyrtarisht të denoncojë kudo këtë kërcënim të Paqes dhe Sigurisë në Ballkan. Shqipëria nuk mund ta lërë vetëm Kosovën”, tha Çollaku.

Ish kryenegociatorja: Borrell e Lajçak të japin dorëheqje menjëherë