Sporti

Barcelona ka një plan ‘B’ nëse dështon transferimi i Leo Messit

05/30/2023 13:26
nga:Mergim Rreci

Sipas njeriut të afërt me skuadrën e Barcelonës, Gerard Romeros, ka një ‘Plan B’ në rast se dështon transferimi i Messit.

Mediat kryesore në Spanjë kanë raportuar prej javësh se Barcelona e dëshiron rikthimin e argjentinasit, por në rast se kjo nuk do të ndodhë, atëherë klubi do të tentojë transferimin e Bernardo Silvës, transmeton GazetaBlic Sport.

Portugezi po shkëlqen me fanellën e Manchester Cityt dhe gjithashtu ishte një objektiv i klubit që një kohë të gjatë.