Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i shtatë (me kodin 1) në rastin e Pjetër Shalës, i cili po i përgjigjet pyetjeve të prokurorit të specializuar, Filippo De Minicis.
Duke qenë se prokurori Minicis tha se do fillohet me pyetje personale për dëshmitarin, është kaluar në seancë private, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, parashihet se Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) i duhen 12 orë për pyetjet ndaj këtij dëshmitari.
Kurse, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitarit me kodin 1, pritet që pjesa më e madhe e dëshmisë së tij të jepet në si dëshmi private.
Tutje, ajo tha se paneli më pas do e rishikojë dëshminë dhe do vendos se cilat pjesë do të mund të publikohen për publikun.


