Lajme

Vuçiq gjatë takimit me përfaqësuesit e Quintit: “Hapat e njëanshëm të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj serbëve”

05/30/2023 10:28
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot përfaqësuesit e vendeve të Quintit, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Vuçiq ka shkruar në llogarinë në Instagram se gjatë takimit ka theksuar se “hapat e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb”.

“Kjo na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve të rrejshëm të komunave dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”, tha Vuçiq.