Lajme

Gjendet e thyer dhe me simbole ruse vetura e T7 në Zveçan

05/30/2023 07:32
nga:G B

Një veturë e televizionit T7 është thyer dhe në të janë shënuar simbole ruse.

Ekipi i T7 e ka vërejtur veturën e thyer mëngjesin e sotëm, e cila mbeti në Zveçan një ditë më parë, për shkak të tensioneve të krijuara në veri të vendit.

Në afërsi të veturës së tipit Opel të T7 shihet edhe një tjetër veturë po ashtu e thyer.

Ky është tjetër sulm ndaj mediave, si vazhdimësi e shumë sulmeve që ndodhën dje në drejtim të veturave të mediumeve kosovare.