Sporti

Kampionët e Shqipërisë mësojnë rivalët, ja cilat janë pengesat e mundshme të Partizanit në kualifikueset e Champions League

05/29/2023 23:30
nga:L J

Sot do të jetë një mbrëmje feste për Partizanin, por nga nesër nis puna për një objektiv mjaft të rëndësishëm, rrugëtimin në Championes League. Thuajse të gjithë kampionatet i kanë dhënë verdiktet e tyre dhe skuadrat kanë njohur rivalët e mundshëm për turin e parë kualifikues në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Partizani gjendet në vazon e dytë së bashku me Ballkanin, ndërsa në vazon e favoritëve gjenden 15 ekipe. Kundërshtarë të vështirë për të kuqtë mund të konsiderohen Ferencvaroshi, Karabaku, Sherifi i Tiraspolit, Bate Borisovi, apo edhe Makabi Haifa. Ndërkohë ekipet e tjera janë Sllovan Bratisllava, Astana, Zhalgiris, Helsinki, Flora, Shamrok Roversi, Nju Seints, Olimpia e Ljubjanës, Zrinjski i Mostarit dhe kampioni i kampionatit bullgar.

Vazoja e favoritëve:

Ferencvaroshi

Karabagu

Sllovan Bratisllava

Sherifi i Tiraspolit

Bate Borisov

Astana

Makabi Haifa

Zhalgiris

Helsinki

Flora

Shamrok Rovers

Nju Seints

Olimpia Ljubjana

Zrinjski Mostar