Federata franceze e Tenisit nuk do të reagojë pas skandalit që tenisti serb, Novak Djokovic ka bërë sot.
Tenisti serb Novak Djokovic ka dhënë një mesazh kundër Kosovës pas fitores në meçin e parë të Grand Slamit “French Open”, duke shkruar tek kamera e transmetuesit “Kosova është Serbi. Ndaloni dhunën”.
GazetaBlic Sport ka kontaktuar me Federatën Franceze të Tenisit, ku ata janë pyetur nëse do të marrim veprime ndaj Djokovic, mirëpo sipas përgjigjes së tyre, kjo gjë nuk pritet të ndodhë, të paktën nga ta.
“Nuk ka rregulla zyrtare të Grand Slam-it për atë që lojtarët mund ose nuk mund të thonë. FFT (Federata Franceze e Tenisit) nuk do të bëjë asnjë deklaratë apo qëndrim për këtë çështje”, shkruhet në emailin e kthyer nga Federata franceze e Tenisit në drejtim të ‘GazetaBlic Sport’.
Megjithatë, dënimi për Novak Djokovic mund të vie nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, por ende nuk ka diçka konkrete.
Federata e Tenisit të Kosovës në bashkëpunim me KOK dhe MKRS do të bëjnë ankesë zyrtare.
/GazetaBlic Sport.


