Lajme

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite

05/29/2023 22:13
nga:Genita C

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, pas protestës së dhunshme në veri, ka thënë se kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite.

Në një shkrim në Twitter, Bildt tha se militantët serbë në veri Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s duke plagosur dhjetra prej tyre.

“Cikli i përshkallëzimit të situatës duhet të ndalet sa më shpejt”, shkroi ai.

Ndaj veprimeve të dhunshme pati reagime edhe nga NATO dhe shtetet e tjera.

Ndërsa, sipas konfirmimit zyrtar të KFOR në Kosovë, gjatë përplasjes me protestues, 25 pjestarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, disa nga ta ndodhen në gjendje të rëndë.