Mesazhi i Novak Djokovic pas ndeshjes në French Open 2023 ndezi një reagim të madh, me shumë prej tyre që e kritikojnë.
Tashmë si zakon, fituesi i çdo ndeshjeje shkruan një mesazh të vogël në kamerë. Kështu vazhdoi edhe Djokovic, por shkroi mesazh nacionalist: “Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”, përcjell GazetaBlic Sport.
Në Twitter, reagimet vazhduan dhe shumë kërkuan skualifikimin dhe ndalimin e tij nga sporti i tenisit. Ai poashtu kritikohet për përhapjen e propagandës.
“Novak Djokovic duhet të ndalohet nga çdo aktivitet sportiv. Është shumë e rrezikshme ta lëmë atë të përhapë propagandë të rreme që çoi në vdekjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës”, shkruan një person në Twitter.
Novak Djokovic should be banned from any sport activity. It's very very dangerous to let him spread false propaganda that led to death of thousands of Kosovo's Albanians. #Tennis #FrenchOpen2023 pic.twitter.com/Lwm0dIsQxO
— MG (@milotgashiii) May 29, 2023
“Novak Djokovic sapo përdori publikisht gjuhë nacionaliste dhe përçarëse duke shkruar në ekranin e kamerës deklaratën, “?? është zemra e ??”.
Veprimet e tij jo vetëm që nxisin propagandën e urrejtjes, por gjithashtu kontribuojnë në vazhdimësinë e konfliktit dhe ndarjes”
Novak Djokovic just publicly used nationalistic and divisive language by writing on the camera screen the statement, "?? is the heart of ??."
His actions not only promote hateful propaganda but also contribute to the perpetuation of conflict and division.#boycottDjokovic pic.twitter.com/zUfEWb5Wgp
— Kosovar Krasniqi (@kosovar_kras) May 29, 2023


