Lajme

Vuçiq tregon se ku e ka vendosur ushtrinë, thotë se nuk do të lejojnë plagosje të serbëve

05/29/2023 21:17
nga:Genita C

Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kanë dislokuar forca serbe, aty ku mendojmë se është e nevojshme.

Duke mos bërë të ditur specifik lokacionin e vendosjes së tyre, ai u shpreh se do t’i vizitojë sonte ata, ndërsa tha se nesër do të ketë një takim me përfaqësues të QUINT-it në Serbi.

”Ne kemi dislokuar forca aty ku mendojmë se janë të nevojshme. Ne do t’i vizitojmë ata sonte dhe nuk do të lejojmë therjen e serbëve. Kam biseduar me zyrtarë ndërkombëtarë dhe nesër duhet të mbahet një takim me përfaqësuesit e Quint-it”, u shpreh Vuçiq.