Lajme

Protestuesit serbë vendosin mbishkrime të simbolit rus të luftës në Ukrainë mbi automjetin e KFOR’it amerikan

05/29/2023 11:37
nga:G B

Protestuesit serbë në protestën që po mbahet në veri të Kosovës, kanë vendosur mbishkrime të simbolit rus të luftës në Ukrainë mbi automjetin e KFOR’it amerikan.

Përpos kësaj, situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pasi në tre komunat veriore Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po protestojnë qytetarët serb të cilët po rrisin edhe provokimet ndaj Policisë së Kosovës.

Po ashtu edhe në blind të Njësisë Speciale të Republikës së Kosovës protestuesit serb kanë vendosur mbishkrime nacionaliste.

Protestuesit në Leposaviq po këndojnë edhe këngë nacionaliste serbe.