Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ende nuk kanë shkuar në takimin e thirrur nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 9, teksa nuk dihet nëse të dy kryetarët do të marrin pjesë a po jo.
Në takimin e ambasaforit Amerikan nuk kanë ardhur ende, kryetari i Mitrovices së Veriut Erden Atiç e kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi.
Në zyrat e BE-së në Prishtinë në këto momente kanë mbërritur kryetari i Zubin Potokut Izmi Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Të dy nuk kanë dhënë as një deklaratë para takimit që pritet të zhvillohet më ambasadorin amerikanë, Jeff Hovenier, i cili ka mbërritur më herët.
Ndryshe në tri komunat veriore, qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.


