Sporti

Openda pëlqehet nga Milan e Arsenal, Presidenti i Lens: Nuk e pengoj të largohet

05/29/2023 09:17
nga:E K

Presidenti i Lens, Joseph Oughourlian, nuk do ta pengojë Lois Openda të largohet nëse për të do të bëhet një ofertë bindëse.

Duke folur për mediet franceze, Joseph Oughourlian, u shpreh se në rast se një klub i madh kërkon ndonjë prej lojtarëve të tij atëherë do ta diskutojë lëvizjen me stafin.

“Nëse një klub i madh vjen për një nga lojtarët tanë, ne do të flasim me stafin dhe do të jemi të përgatitur. Ne nuk kemi gjithmonë kontroll mbi këto gjëra,”-tha kreu i Lens, duke përçuar një mesazh drejt klubeve si Milan apo Arsenal, të cilët prej kohësh e ndjekin me vëmendje sulmuesin Openda.