Lajme

“Mezi pres të punojmë së bashku si aleatë të NATO-s”, Biden uron Erdoganin

05/28/2023 23:45
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar Receip Taip Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë viteve të fundit, me dallime të rëndësishme në lidhje me Sirinë dhe blerjen e Turqisë të një sistemi raketor nga Rusia, megjithëse tensionet që atëherë janë zbutur.

“Mezi pres të vazhdoj të punojmë së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale”, ka shkruar Biden në Twitter.