Lajme

Rohde përsërit deklaratën: Dënojmë vendimin e Qeverisë për të hyrë me forcë në objektet komunave të veriut

05/28/2023 22:42
nga:Genita C

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përcjellë mesazh paralajmërues mbi veprimet e mundshme nga nesër, për Qeverinë e Kosovës, në çështjen e komunave veriore.

Rohde përmes një cicërime në twitter, thotë se e përsërisin deklaratën e tyre të lëshuar më 26 maj, në të cilin dënon veprimet e tilla të Kosovës për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në veri.

“Ne përsërisim deklaratën tonë të 26 majit që dënon vendimin e Kosovës për hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës përkundër thirrjeve tona të vazhdueshme për përmbajtje…”.

Zhvillimet në veri të vendit/ QUINT dhe BE me deklaratë të re

Kurti tregon çka bisedoi me von Cramon: Kryetarët e katër komunave veriore do t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve