Dy skuadrat, si Dukagjini, si Ferizaj i kanë limituar komentet në rrjetin social, Facebook pas ndeshjes së sotme të luajtur në Ferizaj.
Ekipi vendas, Ferizaj fitoi me rezultatin 2-1, në një ndeshje që po komentohet shumë, sidomos për golin e dytë të Ferizajt që po konsiderohet si qesharak, shkaku i reagimit të Altik Muhaxhirit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ferizaj me këtë fitore siguroi barazhin, teksa Dukagjini vendin e katërt.



