Sporti

FC Ferizaj: Fitore e merituar, shihemi në javën tjetër në ndeshjen e barazhit!

05/28/2023 17:45
nga:L J

Skuadra e Ferizajt ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultatin 2-1.

Ferizaj me këtë fitore ka siguruar vendin e tetë që dërgon në barazh, e aty e pret Liria.

Skuadra e Ferizajt ka reaguar pas ndeshjes, ku shkruajnë se ka qenë fitore e merituar.

Ja postimi i tyre:

“??% ??????? ?????????
Një fitore në frymën e fundit! Një fitore që na e siguron ndeshjen e barazhit.
Fitore e merituar, pas një super sezone në pranverë.
Rikthehemi tek shprehja e para disa muajsh:
Buzëqesh më bukur, ai që buzëqesh i fundit!
Na ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund. Liria do jetë kundërshtari ynë në ndeshjen e barazhit.
Shihemi javën tjetër në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, ka shkruar FC Ferizaj.

/GazetaBlic Sport